Kjo video është për bashkëshortet, burrat e të cilave luajnë PlayStacion, ndërsa ato i presin në krevat me orë të tëra.
Është bërë mesnatë, madje fiks ora është 01:23. Kur i thashë flemë, Xhejhun tha; ‘vij pas 10 minutash jeta ime’. Që atëherë e kam thirrur edhe katër herë të tjera. Ku është? Po bën ndeshje. Do bëhet kampion…Ta tregoj unë kampionin zoti Xhejhun…Ti do më lësh të fle vetëm? Të bëj unë ty kampion...”,dëgjohet tek flet e nervozuar në videon e postuar në Instagram aktorja turke, Begum Oner.
Aktorja e bukur kalon nga dhoma e gjumit në sallon, ku i shoqi vazhdon të luajë futboll.
“Po luan? Urime. Luan shumë bukur. Ta tregoj unë ty ndeshjen tani…” thotë ajo teksa ia merr dhe ia then PlayStation-in.
“Mos PlayStation-i,” thotë i shoqi, ndërsa aktorja ia kthen “ja golin, ja kampionatin...” teksa dëgjohen edhe kërcitjet e përplasjes së PlayStation-it.
Begüm Öner dhe Ceyhun Fersoy u dashuruan teksa luanin në të njëjtin serial në vitin 2015, teksa më pas dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë./tvklan.al