Granit Xhaka është shndërruar në lojtarin më të ri në Bundesligë që ndëshkohet pesë herë me karton të kuq
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është përjashtuar me të kuq në minutën e 38’të në ndeshjen mes Borussia Monchengladbachut dhe Darmstadtit në Bundesligë, ku skuadra e tij fitoi në fund me rezultat 3:2.
Xhaka u ndëshkua me karton të kuq pas një zënke të panevojshme me lojtarin kundërshtar, , duke u bërë kështu lojtari më i ri që është ndëshkuar me pesë kartona të kuq, një statistikë negative për kapitenin e Monchengladbachut. /Express/