Në futboll nuk mungojnë çmenduritë. Një futbollist në divizionin e tetë të futbollit britanik, ka demonstruar se seksi nuk njeh kufi, e as vend ku të bëhet. Emri i tij është Jay Hart dhe të shtunën ka përfunduar si i suspenduar, pasi kishte bërë seks me një fanse të skuadrës së tij, Clitheroe, shkruan Zëri, pas një ndeshjeje, në bankën e rezervistëve.
Ajo që kishte nisur si një festë e ‘ditës së gruas’, ka përfunduar me një lojtar të dërrmuar dhe një familje të shkatërruar.
Lojtari ishte i martuar dhe gruaja, pasi e mori vesh lajmin, u nda nga ai. Bashkëshortja e futbollistit ka shkruar në Facebook: “Faleminderit prej Zotit, fëmijët e mi nuk dinë ende të lexojnë”, pasi u nda nga bashkëshorti, përcjell Zëri.
Në fund, lojtari u ka kërkuar falje të gjithëve. “Më vjen keq shumë. Kam pirë shumë dhe nuk e dija se dikush ishte afër”, ka thënë lojtari, pasi ishte xhiruar nga një person anonim. Lojtari kishte bërë seks pikërisht në ulësen e trajnerit… /Zëri/