E shiti fshesën shtëpiake pa leje, përfundon në mbajtje në stacion policor

E publikuar: 31/01/2022 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është në mbajtje në Pejë, pasi dyshohet që më 27 janar e kishte marrë një fshesë elektrike nga shtëpia e tij, pa i pyetur familjarët, të cilën më pas e kishte shitur.

Në raportin e policisë thuhet se pas një punë hetimore ishte arrestuar i dyshuari, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.