E rrallë: Pas 12 ditësh që lindi, prindërit detyrohen ta dërgojnë te dentisti (Foto)

E publikuar: 05/08/2018 01:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë që ka lindur para 12 ditësh, bëri një vizitë shumë te hershme te dentisti, për t’ia larguan dhëmbin me të cilin erdhi në jetë – por, as që u frikësua dhe nuk qau.

Derisa bebeve iu dalin dhëmbët gjatë muajit të gjashtë, Isla-Rose Heasman nga Devoni i Anglisë, është dashur të vizitonte mjekun pa i bërë ende dy javë, për t’i larguar dhëmbin që po i lëvizte, transmeton Telegrafi.

Dhëmbin që ia larguan

Me këtë rast, ajo është bërë “pacientja më e re ndonjëherë”, së paku në klinikën ku e dërguan. Asaj ia lyen nofullën e poshtme me një krem qetësues, sepse është shumë e re për anestezion, para se t’ia largonin dhëmbin përmes një intervenimi mjaft të lehtë.

“U largova nga salla me lot në sy, sepse më dhimbsej e bija. Por, ajo ishte më e fortë se unë, as që qau dhe ishte shumë e fortë” ka thënë bëna e vogëlushes.

Kartolina që zakonisht e marrin fëmijët shumë më të rritur

Raportohet se të lindurit me dhëmbë është shumë e rrallë, pasi që konsiderohet se kjo u ndodhë vetëm 2,000 bebeve që lindin brenda vitit.

Rekomandohet që këta dhëmbë duhet të largohen, sepse shkaktojnë probleme gjatë ushqimit me gji, mund të ndikojnë në gjuhën e bebes dhe ka rrezik se shkëputen dhe përfundojnë në mushkëri. /Telegrafi/