E rrahu i dashuri për 10 orë, ajo e sfidon duke kënduar (Video)

E publikuar: 19/01/2016 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë e re, e cila i shpëtoi për pak vdekjes pasi i dashuri e rrahu barbarisht për dhjetë orë rresht, ka regjistruar një mesazh që po përhapet me shpejtësi në rrjet.

Amerikania Darrian Amaker thotë se i dashuri i saj kishte planifikuar ta vriste.

“Duhej të vdisja, por mbijetova ose u arratisa, quajeni si të doni. Kalova katër ditë në spital me sytë e enjtur dhe të mbyllur, duke pyetur se përse, përse”.

Përveç kësaj, vajza ka përgatitur edhe një këngë për eksperiencën horror.

“Ajo e gjeti rrugën e saj në qytet, ajo nuk duron më abuzim”, këndon ajo.

“Ajo kujton natën kur ai e sulmoi i dehur… ajo nuk e ktheu kurrë kokën mbrapsht”.