Raportohet se në rrugën “Tirana” në Gjakovë viktima femër, shtetase e huaj, ka raportuar se në muajin prill ka ardhur në Kosovë për ta vizituar të dashurin e saj, të dyshuarin.
Sipas viktimës i dyshuari për shkaqe xhelozie ka sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta, duke e mbajtur të ngujuar në banesë, njofton Policia.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/