Ngjarje e rëndë në Sankoc të Drenasit: Ndërron jetë në gjumë foshnja 3-muajshe

E publikuar: 09/04/2026 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë dhe tejet e dhimbshme ka tronditur një familje nga fshati Sankoc i Drenasit, ku një foshnje vetëm 3 muajshe ka humbur jetën papritur gjatë gjumit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë familjarët përmes një njoftimi prekës, në të cilin shprehin dhimbjen e tyre të thellë për humbjen e parakohshme të më të voglit të familjes.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se engjëlli ynë i vogël, djali i vëllaut tonë M…, vetëm 3 muajsh, ndërroi jetë papritur në gjumë. Në këto momente të vështira kërkojmë mirëkuptimin dhe lutjet tuaja për shpirtin e tij.”