Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për përpjekjet e opozitës së vendit për t’ia ndërprerë Ramush Haradinajt qeverisjen e vendit.
Shala ka pranuar në emisionin “Pressing, në televizionin T7, se opozita është e pafuqishme për ta bërë një gjë të tillë.
Mungesa e votave të mjaftueshme aktualisht e pamundëson rrëzimin e Qeverisë, nëpërmjet një mocioni mosbesimi, ka treguar ai.
Shala ka theksuar se nëse do të ishin votat, LDK do të votonte pa dyshim për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj. /Express/


















