E përndjek e shkuara: Kanë ndërtuar shtëpinë e artit përballë rrugicës sime

E publikuar: 18/02/2018 03:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Historia e abuzimit nga Leonard Bombaj duket se është një plagë që nuk ka në plan të mbyllet edhe pse  Ajsi Xhaxhaj dëshiron ta lërë pas të kaluarën e saj, por  duket se kjo është e pamundur. 

E ftuar në IN Tv  në emisionin “Një kat më lart” ka treguar se si çifti Bombaj po e diskutojnë sërish këtë histori.

“Unë dhe atëhere edhe tani, prindërit i kam shumë të përkushtuar ndaj meje. E dija që do flisnim për mua. Ishte lule kjo deklarata mes atyrë që kanë thënë”- tregoi Ajsi për deklaratën çiftit që kishin kërkuar ta adoptonin.

Ndër të tjera ajo shtoi se i është dashur të përballet thuajse çdo ditë me të dy pasi ata kanë hapur një qendër baleti pikërisht përballë me shtëpinë e saj.

Për Ajsi kjo ndërtesë është bërë enkas. /Gazeta Express/