Gjermani 49- vjeçar, i identifikuar si Thomas, i tha gjykatës se u zgjua dhe gjeti partneren sipër tij.
Ai tha se kjo i shkaktoi shumë dhimbje dhe ai ishte ‘sterilizuar’.
Gjyqtari i çështjes tha se është shumë i habitur.
“Zakonisht për çështjet e seksit janë meshkujt ata që e kanë situatën në dorë,” tha ai.
Por Thomas deklaroi: “Ajo është një nimfomane nga ferri. Ajo merr atë që do”.
E akuzuara, Cecilia, 39 vjeç, tha se nuk e kishte menduar se do përfundonte në gjykatë për seks.
“Nuk kam bërë kurrë më parë kaq shumë seks me dikë- në bodrum, në ballkon. Dhe asnjë nuk është lënduar. Kishim fantazitë seksuale. Ai pëlqente të ma bënte kur nuk isha shumë e përgatitur”.
Gjyqtari i çështjes tha në fund: “Ndoshta i ka pëlqyer shumë seksi dhe ka menduar se ishte në ëndërr. Deri më sot ai nuk ka thënë se është lënduar gjatë seksit. Marrëdhëniet seksuale mes njerëzve janë të komplikuara”.