Zakonisht dhuna vjen nga burrat dhe më së shumti ndaj bashkëshorteve të tyre dhe jo aq anëtarëve të tjerë të familjes.
Por këtë herë ka ndodhur ndryshe. Vjehrra 57-vjeçare ka rrahur dhëndrin e saj në rrugët e Tiranës.
Adelina Naçe e ka qëlluar dhëndrin e saj me një mjet të fortë në krah.
Për dhunën e ushtruar, vjehrra Naçe u dënua me një vit burg, por se dënimi u pezullua me vendim gjykate.
Ajo do të qëndrojë në liri me kusht për dy vite dhe në rast se brenda kësaj periudhe kryen ndonjë vepër tjetër penale, do të kryejë dënimin e përcaktuar. /albeu.com/