E pazakontë: Në këtë komunë ende asnjë qytetarë nuk ka votuar

E publikuar: 28/12/2025 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa ora po shënon mbasditen e kësaj dite të zgjedhjeve të parakohshme, në komunën e Mamushës ende asnjë qytetarë nuk ka pasur vullnetin që të dal për të votuar.

Sipas të dhënave të KQZ, në këtë komunë të drejtë vote kanë 4 mijë e 683 qytetarë, por deri tani asnjëri nuk ka votuar.

Ndryshe sipas të dhënave të fundit, deri në orën 13:00, në Republiken e Kosovës kanë votuar 221 mijë e 289 votues nga 1 milionë e 999 mijë e 204 persona që kanë të drejtë vote.