E papritur – Në mes të luftës Rusia dhe Ukraina po bëjnë bisedime për t’i nisur negociatat

E publikuar: 25/02/2022 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe presidenti rus Vladimir Putin po diskutojnë kohën dhe vendin për të zhvilluar bisedime.

Sipas një zëdhënësi të Zelensky, Ukraina është e gatshme të negociojë për paqe dhe një armëpushimi të mundshëm, raporton Reuters.

Ndërkohë po sot, Departamenti amerikan i Shtetit tha se oferta e presidentit rus, Vladimir Putin, për bisedime në Ukrainë, nuk “është diplomaci e vërtetë”.

Zëdhënësi i DASH’it, Ned Price tha se diplomacia nuk mund të zhvillohet “nën tytën e armës”./Express