E papritur! Jul Deda ndërpret kërcimin në DWS dhe…

E publikuar: 23/03/2018 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Po ndërsa dukej se gjithçka siç në çdo edicion ku prezantohen konkurrentët dhe vijojnë garën, këtë mbrëmje ka ndodhur diçka e pazakontë. Aktori Jul Deda ndërkohë që ishte duke interpretuar  e ka ndërprerë kërcimin në mes dhe është drejtuar për tek juria. Ai ka nisur të justifikohet duke ja hedhur “fajin” jurisë”.

Për Alfred Kaçinarin u shpreh se nuk kuptonte çlidhje kishte me kërcimin, për aktoren Ema Andrea u shpreh se e kishte vlerësuar, kurse për Ilir Shaqirin se kishte vite në emigracion dhe që asnjëherë nuk i kishte thënë një fjalë të mirë. 

Por surpriza e vërtetë ishte kur Juli mori një karrike dhe u ul pranë jurisë, aty u zbulua se do të jetë anëtari i katërt i jurisë dhe konkurrent këtë vit. Që nga java e ardhshme edhe ai si anëtarët e tjerë do të nisë të japë pikë për Vipat e tjerë./Gazeta Express/