Ato janë ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, që famën e tyre e arritën në tregun ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për bukuroshet Rita Ora e Bebe Rexha, të cilat përveç prejardhjes së tyre shqiptare, e përbashkëta tjetër e tyre është edhe suksesi në karrierë, transmeton Gazeta Express.
Dy këngëtaret e njohura janë shumë të afërta me njëra-tjetrën. E këtë më së miri e dëshmon një fotografi e publikuar së fundmi nga Bebe Rexha.
Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet duke u puthur në buzë së bashku me Ritën.
“Shoqet e ngushta”, kishte lënë mbishkrim ajo.
Natyrisht nuk kanë munguar as komentet e shumta nga fansat e tyre./Gazeta Express/


















