Ekziston një vend në botë që ndalon me ligj shkrepjen e “selfie-t” duke zgjuar jo pak interesim…
Ministria e Brendshme e Rusisë ka nisur një fushatë kundër “selfie”-ve. Në të vërtetë, kjo ministri ka njoftuar vendasit dhe turistët se në disa raste është e ndaluar që të bëhen “selfie”, në mënyrë që jeta e tyre të mos vihet në rrezik.
Vendimi është marrë pasi 100 njerëz kanë vdekur vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, si pasojë e aksidenteve të natyrave të ndryshme që janë shkaktuar për shkak të “selfie”-ve.
Kështu, nëse vizitoni Rusinë, atëherë duhet të dini që nuk lejohen “selfie”-t me armë në dorë, para një treni ose makine, para luanit, kur jeni duke zbritur ose ngjitur shkallët, kur jeni në varkë si dhe kur jeni në lartësi të mëdha, si përshembull maja e çatisë së shtëpisë ose një ndërtese.
“Fatkeqësisht ne kemi kuptuar që një numër i madh i aksidenteve me pasojë vdekjen kanë ndodhur për shkak të ‘selfie’-ve, prandaj jemi detyruar që të marrim këtë vendim”, është shprehur Yelena Alexeyeva nga Ministria e Brendshme ruse.
Para një muaji, një 21-vjeçar aksidentalisht qëlloi veten me pistoletë në kokë, gjatë kohës kur po shkrepte një “selfie”.TCh