Tottenham Hotspur mund të humbasë deri në rreth 305 milionë euro të ardhura nëse klubi bie në Championship këtë sezon.
Londinezët janë vetëm një pikë larg zonës së rëniet nga liga pas humbjes së dhimbshme mbrëmë ndaj Crystal Palacet në shtëpi, 1-3.
BBC-ja më poshtë ka listuar humbjet që mund t’i kenë Spurs në rast se ndodh e papritura:
🔸 Të drejtat televizive: 150 milionë euro → 53 milionë euro
🔸 Të drejtat televizive të UEFA-s: 83 milionë euro → 0 euro
🔸 Të drejtat televizive në Mbretërinë e Bashkuar: 153 milionë euro → 92 milionë euro
🔸 Sponsorime: 326 milionë euro → 262 milionë euro
Gjithsej: 712 milionë euro → 407 milionë euro – një rënie e mundshme prej rreth 305 milionë eurosh.


















