Një video e publikuar në Redit ka lënë gojëhapur përdoruesit e rrjeteve sociale. Shumë prej tyre nuk kanë mundur t’ju besojnë syve, kur panë se si një punëtor fut dorën në metalin e shkrirë në qindra gradë.
Ai disa herë e ka prekur më dorë metalin e shkrirë, dhe për fat të mirë ka shpëtuar pa as edhe të vetmin lëndim. Por të gjithë ata që e kanë parë nuk e kanë pasur të qartë se si është e mundur të ndodh një gjë e tillë, pasi shumica besojnë se dora ka mundur t’i shkrihet nga temperatura e madhe, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, përgjigja qëndron te efekti Leidenfrost. Ky efekt i mundëson pikave të nxehta të kërcejnë në shtresa të ftohta, në vend se të ngjiten apo shkaktojnë ndonjë dëm. /Telegrafi/