Nga konsumimi i tepërt i patatinave, çokollatave, hamburgerëve, Christophe Cagnant kishte fituar plot 180 kilogramë.
Ky 24-vjeçar dikur bënte një jetë të çrregullt, dhe pranoi se “kurrë nuk kishte ngrënë ushqim të freskët dhe të shëndetshëm”, transmeton Telegrafi.
Por duke parë se ia kishte tepruar me kile, miqtë dhe familjarët filluan të kritikojnë shumë dhe kështu një ditë vendosi të ndërmarrë diçka lidhur me këtë.
“Fillimisht nuk e kisha problem pasi ishim shokë të ngushtë, por me kalimin e kohës fillova të ndjehem sikur nuk kam shumë miq dhe për shkak të pamjes fizike dhe mbipeshës njerëzit po më paragjykojnë. Asokohe situata nuk ishte edhe aq e mirë në familjen time, dhe kjo ka ndikuar negativisht tek unë”, ka deklaruar ai.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai filloi të ketë probleme edhe me rroba pasi nuk gjente numra që i përshtateshin trupit të tij, dhe lodhej shumë derisa ngjitej shkallëve.
“Fillova të ndihem i izoluar dhe besoj se gjithçka ishte kthyer kundër meje. Nuk dilja shumë, isha i papunë thjesht jeta ime sociale po shkatërrohej. Kisha dhimbje të mëdha në gjunjë, dhe kështu një ditë vendosa të shkoj te mjeku për kontroll dhe aty e kuptova se vetëm duke shëtitur mund të humbi peshë. Kështu u konsultova me një nutricionist.
Duke parë se ushqimi i freskët dhe i shëndetshëm filloi të jep rezultate pozitive, Christophe filloi të ushtroj edhe në palestër. Pas disa muajve dieta strike, ushtrime të vazhdueshme dhe ushqim të mirë, ai arriti të bie në 85 kilogramë, duke u bërë model për shumë persona tjerë që kishin të njëjtin problem. /Telegrafi/