Çerek-finale e Kupës së Serbisë mes klubit të volejbollit, “Kosovska Mitrovica” dhe “Vojvodina NS seme” do të luhet sot në Leposaviq.
Në rast të një fitoreje të klubit mitrovicas, ky do të jetë suksesi më i madh në historinë e ekipit.
Ndeshja fillon në ora 18:00 dhe do të luhet në sallën e sportit në Leposaviq, shkruan kossev, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se klubi vollejbollistik “Kosovska Mitrovica” aktualisht garon në Ligën e Parë të Serbisë.
Ndërkaq, skuadra vojvodinase është 13 herë kampion i shtetit serb dhe merr pjesë rregullisht në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, drejtuesit e vendit po ‘flenë’, duke e lejuar zhvillimin ilegal të ndeshjeve që i organizon Federata Serbe e Volejbollit, midis territorit të Kosovës.