Gianni De Biasi nuk e ka mohuar që një ditë mund të drejtoj përfaqësuesen e Greqisë
Trajneri i Kombëtares shqiptare, ka befasuar të gjithë duke thënë se një ditë mund të jetë trajner i fqinjëve, përfaqësueses së Greqisë.
“Sigurisht që do të isha i interesuar të drejtoja Kombëtaren greke, ose një skuadër futbolli në Greqi, madje më duhet t’ju them se para një viti e gjysmë kam qenë shumë afër një skuadre të madhe greke”, është shprehur De Biasi.
“Kontrata ime me Shqipërinë skadon më 31 dhjetor 2015, por në kontratë parashihet që në rast kualifikimi, atëherë kontrata mbyllet pas përfundimit të Evropianit”, tha më tej De Biasi.
“Do të jem pjesë e Shqipërisë deri pas Evropianit dhe pastaj do të shohim. Nuk e di nëse do të qëndroj apo do të shikoj për ofertat e tjera. Gjithsesi, Greqia ka shumë lojtarë të mirë dhe pres që në vitet në vazhdim t’i rikthehet evenimenteve të mëdha”, ka përfunduar De Biasi.