E pabesueshme me çka kanë mbijetuar pengjet e piratëve somalezë (Foto)

E publikuar: 24/10/2016 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup lundruesish, të cilët ishin mbajtur peng nga piratët somalezë për gati pesë vite, mbijetuan pjesërisht duke ngrënë minj, një i mbijetuar ka thënë për BBC.

Lundruesi filipinas Arnel Balbero ka thënë se piratët u kishin dhënë atyre vetëm sasi të vogla të ujit, transmeton Express.

Njëzet e gjashtë lundrues ishin kapur në vitin 2012, dhe më pas ishin dërguar në Somali nga piratët.

Ata u liruan këtë të shtune, pas, siç raportohet, pagimit të një haraçi.

Lundruesit ishin nga Kina, Filipinet, Kamboxhia, Indonezia, Vietnami dhe Tajvani.

I pyetur se si ishin trajtuar nga piratët, ai ka thënë: “Na jepnin vetëm sasi të vogla të ujit…hanim minj. Po, i gatuanim në pyll.”

“Hanim gjithçka, gjithçka. Kur ndjehesh i uritur, han gjithçka,” ka thënë ai.