E pabesueshme! Albi Nako heq balerinin nga puna vetëm me një mesazh!

E publikuar: 06/10/2017 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Megjithatë ndonëse djemtë janë argëtuar me njëri tjetrin në program, një koment i Albi Nakos, drejtuesit dhe koreografit të trupës së baletit në Tv Klan ka ngritur dyshime.

Në koment Albi ka shkruar: “Graciano, në çfarë televizioni e ke dhënë këtë provim ti?” ndërkohë që balerini ja ka kthyer: “Në Top Channel”, aty ka ardhur i menjëhershëm edhe reagimi i Albit: “Ok, je i pushuar nga puna!” dhe si për habi Graciano ja ka kthyer: “Yes! Sa e kam dashur këtë gjë!”.

Me siguri ku koment ka qenë një shaka e koreografi pasi gjithnjë balerinët janë shprehur se marrëdhënie mes tyre dhe Nakos është ndër më të mirat.

Albi Nako ka qenë në vëmendje të mediave këto kohë për shkak të divorcit të tij nga balerina, e cila po zhvillon karrierën jashtë vendit Klaudia Pepa.

Ndërkohë Graciano është bërë i njohur jo vetëm si balerin prej vitesh tashmë në Tv Klan, por edhe si ish-banor i një prej sezoneve të Big Brother Albania./Gazeta Express/