E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA’së ka vizituar sot Gjykatën Kushtetuese, pamje nga oborri i institucionit

E publikuar: 06/08/2025 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ngarkuara e me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka qëndruar sot për një vizitë në Gjykatën Kushtetuese.

Prattipati teksa ka dalë nga Kushtetuesja, është pyetur për arsyen e kësaj vizite, por s’ka pranuar të përgjigjet.

“See you”, është shprehur ajo, raporton RTV 21.

Kjo vizitë e Prattipati në Kushtetuese vjen një ditë pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, ku ka njoftuar për tërheqjen e kërkesës së saj në Kushtetuese meqë gjyqtar raportues është caktuar Radomir Llaban./Express/