E ngacmoi prizrenasen, arrestohet shtetasi shqiptar

E publikuar: 07/12/2025 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka ngacmuar një grua kosovare në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin policor.