Theresa Doyl 65-vjeçe nga Anglia është e njohur për faktin se në çdo varrim që bëhet në qytetin e saj të lindjes Slau, ajo merr pjesë. Kurse arsyeja është thjesht bizare – shijon në maksimum ushqimin falas që shërbehet.
Në këtë mënyrë ajo nuk e ka lënë asnjë varrim pa i ikur që ka ndodhur gjatë 14 viteve të fundit. Pasi që i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, Theresa “i gjuhet” ushqimit dhe pijeve që servohen nga familjarët, transmeton Telegrafi.
“Ajo çdo herë shkon në varrime me biçikletë. Nga shtëpia del e veshur normal, kurse para se të arrij të varret vishet me të zeza”, pretendojnë fqinjët e saj.
Margaret Ëhitehead, e cila së fundmi varrosi bijën e saj, ka pranuar se kishte mbetur e shokuar kur pa një grua të panjohur duke biseduar me familjarët e saj. Ajo madje kishte biseduar me të dhe i kishte shprehur ngushëllimet për humbjen e të bijës.
“Pas varrimit ajo hante sikur e nesërmja të mos ekzistonte. Në fund madje mbushi një qese me ushqim, mori biçikletën dhe u zhduk pa gjurmë”, ka shtuar Margaret. /Telegrafi/