Një vajzë e mitur nga Gjakova ka lajmëruar dje në Polici se ishte abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur, në lokacione të ndryshme.
Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ku tha se janë arrestuar dy persona – një grua dhe një burrë, si të dyshuar për përfshirje në këtë rast.
Të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe ndaj tyre është iniciuar rast për “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe “Dhunim”.
“Me datën 13.10.2023 rreth orës 09:00 viktima, femër (fëmijë), gjatë dëgjimit policor në prezencën e akterëve të nevojshëm ka treguar se ishte abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull të moshës madhore, mbi dyshimin se janë të përfshirë në rast. Veprimet e nevojshme hetimore janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe “Dhunim””, ka deklaruar Elezaj.