E mitura nga Maqedonia viktimë e dhunës seksuale në Pejë

E publikuar: 16/08/2025 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhunimit, me viktimë një vajzë të mitur, shtetase e Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari është shtetas kosovar, dhe pas arrestimit është intervistuar nga hetuesit policorë. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje për të ruajtur integritetin e hetimeve dhe identitetin e të miturës.