Policia ka bërë të ditur se më 8 dhjetor është raportuar një rast i dhunës ndaj një të miture në Mitrovicë.
Sipas njoftimit, gjyshërit e vajzës së mitur, e cila është viktimë në këtë rast, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj saj.
I dyshuari është paraqitur vetë në stacionin policor dhe është intervistuar nga hetuesit. Me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet për sqarimin e plotë të rrethanave.
“Mitrovicë 01.12.2025 – NN. Më 08.12.2025, është raportuar se gjyshërit, ndaj viktimës së mitur femër kosovare (mesës), kanë përdorur dhunë. I dyshuari është paraqitur në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.



















