Në gjykimin kundër Enver Sekiraqës, të akuzuarit për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza dhe detyrim, edhe sot seanca është e mbyllur.
Në këtë proces gjyqësor ka pasur edhe më herët seanca të mbyllura për të cilat ka raportuar KALLXO.com-i.
Triumf Riza u vra në vitin 2007, ndërsa për vrasjen e tij me 35 burg është dënuar Arben Berisha, pasi e pranoi fajësinë për këtë krim.
Paralelisht me këtë proces ku Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës dhe detyrim, është duke u zhvilluar edhe një gjykim tjetër për shpërthimin në lokalin e Enver Sekiraqës, transmeton KALLXO.com
Aty Sekiraqa është në cilësinë e viktimës. Edhe ky shpërthim që vrau dy persona dhe plagosi shumë të tjerë ndodhi në vitin 2007.