Këngëtari i mirënjohur, Naser Berisha, i cili njihet nga hiti ”A më kujton”, ka kohë që nuk ka sjellur ndonjë projekt muzikor. Berisha u largua nga skena për shkak të një sëmundjeje.
Ai tregoi se ka pasur një problem të vogël shëndetësor, për të cilën tha se nuk është e rrezikshme për të, por për nga dukshmëria ka pësuar ndryshime, shkruan rtv21.tv Për emisionin ”N’Zoom”, Berisha tha se bëhet fjalë për një sëmundje të të quajtur alopecia, si pasojë e së cilës në fazën përfundimtare të saj të bien flokët krejtësisht.
Ai tha se u tërhoq nga muzika, për arsye që nuk dëshironte që në atë mënyrë të dilte para publikut, por shtoi se me përkrahjen e familjarëve dhe rrethit të tij vendosi që t’i rikthehet muzikës, pa marrë parasysh dukshmërisë. Naser Berisha jeton në Gjermani tash e 23 vjet


















