Nëse e keni parë serialin “Inocente de Ti” apo “E sinqerta”, me siguri nuk i keni harruar as protagonistët e këtij seriali.
Camila Sodi është aktorja që ka bërë bujë të madhe tek publiku me interpretimin e rolit të “Floresitës”, vajzën të ëmbël e cila përkujdesët për familjen e saj pasi e ëma i ka braktisur, ndërsa kishte një baba të alkoolizuar.
Ajo tani është në moshën 31-vjeçare dhe duket shumë ndryshe, mirëpo përsëri mbetet shumë e bukur.
Sodi ishte martuar me aktorin Diego Luna në vitin 2008, ndërsa i ka dhënë fund martesës në vitin 2013. Ata kanë dy fëmijë: Jerónimo dhe Fiona të quajtur sipas nënës së bashkëshortit. Më poshtë keni disa fotografi të saj, ku mund të shihni se sa shumë ka ndryshuar ajo që nga seriali.























