Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë, pasi që dyshohet se të njëjtit në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, e kanë mashtruar një person me premtimin se do t’i siguronin termin për vizë në ambasadën gjermane, raporton Express.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima i kishte paguar ata 1 mijë e 500 euro.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 11.01.2023-12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në bashkëpunim edhe me dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë mashtruar viktimën mashkull kosovar me premtimin se do t’i siguronin termin për vizë në ambasadën gjermane ku i njëjti kishte paguar 1500 €. Me vendim të prokurorit dy te dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy te dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.