Të vetëflijuara nënë e bijë brenda apartamentit dhe vajza tjetër e gjetur në gjendje të rëndë; kjo është historia që tejkaloi mbrëmjen e djeshme në Kombinat kufijtë e imagjinatës dhe sfidoi skenarët më të frikshëm horror.
Besimtare të sekti fetar “Dëshmitarët e Jehovait”, nëna Zhaneta Josifi dhe vajzat Anisa e Blerta besonin se vetëvrasja do të mund t’u sillte një jetë të dytë, më të mirë.
Vajza 30-vjeçare, Anisa u gjend gjysmë e dekompozuar dhe sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore dyshohet se trupi i saj mund të ketë qëndruar mbi 6 muaj i pajetë brenda në banesë.
Ndërkohë përsa i takon të ëmës, Zhanetës dyshohet se ajo ka ndërruar jetë 2-3 ditët e fundit, qe nga momenti që të afërmit e saj s’kanë pasur dot mundësi kontakti. Top Channel mëson se Zhaneta dhe Blerta e lyenin trupin e pajetë të Anisës me vaj dhe uthull, por edhe me solucione të tjera.
Mjekësia ligjore po ashtu ka dërguar për të bërë ekspertimin e lëndëve që janë përdorur në trupin e Anisës. Mbrëmjen e djeshme, në një komunikatë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës tha se trupi i pajetë ka qenë i mbuluar me batanije dhe jorgan.
10:29
Horror në Tiranë/ Besonin te ringjallja, kjo është gruaja që u gjet e pajetë me njërën nga vajzat e sa
Një ngjarje horror do të trondiste mbrëmjen e djeshme Kombinatin, por jo vetëm.
Nëna 56-vjeçare, Zhaneta Josifi dhe njëra prej dy vajzave të saj u gjetën të pajeta në apartamentin e tyre, një vetëflijim ky për hir të ringjalljes.
Besimtare të sekti fetar “Dëshmitarët e Jehovait”, nëna dhe vajzat besonin se vetëvrasja do të mund t’u sillte një jetë të dytë, më të mirë.
Ekspertëve kriminalistë e mjeko-ligjorë, të gjendur në vendngjarje u shprehën se njëra prej viktimave, e bija 30-vjeçare, Anisa kishte disa ditë që kishte vdekur dhe mbahej në banesë, ndërkohë që vajza tjetër, Blerta u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Alarmin për ngjarjen e dha vëllai i Zhaneta Josifit, i cili s’po mundte dot të komunikonte dot me to. Fillimisht në banesë kanë hyrë nga dritarja punonjësit e zjarrfikëses, pasi dera e apartamentit ka qenë e mbyllur nga brenda. Besohet se njëra prej vajzave, që besohet se e ka humbur jetën disa ditë më parë dhe u gjet pjesërisht e dekompozuar, por edhe nëna e ndjerë, kishin shenja të mosushqyerjes.
/Top Channel/