Kryetari aktual i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa ka komentuar për Ora News vendimin e PS që ai të mos rikandidojë.
Në vend të tij do kandidojë Floriana Koka.
“E dija pasi ma tha Koço Kokëdhima para dy ditësh,” tha Çipa.
Ai theksoi se Koka është një punonjëse e Bashkisë dhe të gjithë ja njohin.
“Mandati im ka qenë i suksesshëm. Nuk e di kush i ka bërë sondazhet, por jam i detyruar t’i respektoj, qofshin realiste apo jo,” tha Çipa.
Ai tha se nuk do të garojë si i pavarur.