Noizy, pas një vere të ngjeshur me aktivitete në Shqipëri dhe jashtë saj, i ka dhuruar vetes disa ditë pushime luksoze me jaht në brigjet franceze.
Fillimisht në Saint Tropez, tani në Monaco, rreperi nuk mund t’ia kalonte më bukur nën shoqërinë e miqve të tij, përfshirë këtu edhe aktorin Blerim Destani, transmeton Telegrafi.
Një tjetër detaj që nuk mund të kalonte pa u vënë re është fakti se Noizy mesa duket është ‘dashuruar’ kaq shumë pas orës së Destanit, sa nuk mund t’i rezistonte pa e ‘marrë një xhiro’ dhe pa postuar foto me të në Instagram.
Vlen të theksohet se Blerim është në përfundim e sipër të xhirimit të një filmi, ndërsa Noizy po shijon sukseset e arritura me këngën e fundit në bashkëpunim me Çiljetën, “Gangsta Love”.