E konfirmueme: Më 27 Tetor Kosova e nënshkruen MSA’n

E publikuar: 21/10/2015 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak, ka konfirmue në llogarinë e tij në Twitter se, nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën ka me u ba më 27 Tetor.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën, më 27 Tetor në Strasburg, asht hap kyç për përforcimin e perspektivës europiane, përkujtues i sfidave të randsishme dhe detyrë për reforma”, ka shkrue Lajcak në Twitter.