Përzgjedhësi i Kombëtares U21 të Kosovës, Rafet Prekazi ka konfirmuar për KosovaPress lajmet e fundit se brenda kombëtares U21 kanë rezultuar disa raste pozitive me Covid-19.
Po, është e vërtet se ka raste që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19..”, deklaroi Prekazi
Ai ka shtuar se edhe ai vet është izoluar duke shmangur çdo kontakt me persona të tjerë.
Ende nuk dihet numri i saktë e të prekurve me coronavieus brenda kombëtares.
Kujtojmë se nga ora 17:30, skuadra kishte planifikuar të mbante stërvitje para ndeshjes së nesëme kundër Andorës.