Policia për rajonin e Prizrenit ka konfirmuar se është gjetur shëndoshë e mirë, 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e cila ishte raportuar e zhdukur më 31 tetor në Prizren.
Lajmi u konfirmua për media nga zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Shaqir Bytyqi.
E mitura kishte dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet, por nuk ishte kthyer më, ndaj rasti ishte raportuar në polici më 1 nëntor, rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura ende nga organet e rendit.
Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15-vjeçares nga Prizreni, e zhdukur prej 2-ditësh


















