E konfirmon Lista GUXO në Viti kthimin në LDK: Po, jemi kthyer në shtëpinë tonë

E publikuar: 10/08/2021 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka njoftuar se struktura e listëës GUXO në Viti është kthyer në LDK.

“Është një rikthim i Listës GUXO në shtëpinë e vet. Ishte një vullnet i tyre për t’u rikthyer. Për mua si kryetar dhe ekipin për zgjedhjet lokale ka ndryshuar edhe qasja dhe besimi dhe sot përfundimisht janë rikthyer dhe me një shtrëngim dore jemi pajtuar që ata të kthehen në shtëpinë e vjetër.

Haliti tha se ka pasur besim që këta individë do të rikthehen në LDK

“Nuk ka përçarje, ka unanimitet të plotë sa i përket bashkëpunimit. Kam pasur besimin që ata do të rikthehen. Në zgjedhjet lokale kam një besim tjetër dhe ka qenë propozim dhe vullnet i tyre që të rikthehen dhe ne i kemi mirëpritur me respekt të veçantë”.

E këtë rikthim e ka konfirmuar për Periskopin, edhe Adnan Ymeri nga lista GUXO e Vitisë.

Ai tha se tashmë janë kthyer në shtëpinë e tyre.

“Po është e vërtetë. Grupi punues iniciues i listës Guxo në Viti i janë bashkuar shtëpisë së tyre LDK’së. Me një votim unanim në një mbledhje të rregullt kanë vendosur, ti bashkohen LDK’së”, ka thënë Ymeri për Periskopin.