E konfirmojnë mjekët, Papa Françesku do të lirohet nga spitali nesër

E publikuar: 22/03/2025 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Papa Françesku do të lirohet nga spitali i Romës të dielën, thanë mjekët që e trajtojnë atë.

88-vjeçari u shtrua në spital më 14 shkurt me pneumoni të dyfishtë.

Gjatë pesë javëve të fundit, ai pati “dy episode shumë kritike” ku “jeta e tij ishte në rrezik”, sipas Dr Sergio Alfieri, një nga mjekët që trajtonte Papën, raporton BBC.

Papa Françesku nuk u intubua kurrë dhe mbeti gjithmonë vigjilent dhe i orientuar, tha Dr Alfieri. Papa është tani në një gjendje të qëndrueshme dhe do të ketë nevojë për të paktën dy muaj pushim në Vatikan.

“Sot jemi të lumtur të themi se nesër ai do të jetë në shtëpi”, u tha Dr Alfieri gazetarëve të shtunën.