Një adoleshente të cilën e kishin ngacmuar gjithmonë në shkollë, ka lënë gojëhapur bashkëmoshatarët kur në mbrëmjen e maturës u shfaq e shoqëruar nga një eskortë prej 120 motoçiklistëve që kishin dalur për ta përkrahur.
Chloe Robson, 16-vjeçe, ishte ngacmuar nga bashkëmoshatarët qysh kur ishte 7-vjeçare, por ajo habiti të gjithë kur u shfaq me fustan të bardhë dhe 120 motoçiklistë që kishin krijuar një kolonë të gjatë, transmeton Telegrafi.
Këtë eskortë e kishte organizuar xhaxhai i saj Grant Robson, 42-vjeç i cili është lider i një grupi motoçiklistësh “Motoçiklistët kundër bulizmit”.
Në videon e publikuar më poshtë shihet Chloe duke zbritur nga vetura në Chester të Durhamit. /Telegrafi/