Një çift që rinovuan një kështjellë të shkatërruar franceze, tani po fitojnë para në miliona pasi e shndërruan atë në një vend fitimprurës të dasmave.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dick Strawbridge dhe Angel Adoree blenë pallatin me 45 dhoma, për vetëm 330 mijë euro në vitin 2015, por tani po korrin fitime të mëdha duke ngarkuar çitet me tarifa të larta për një martesë përrallore në pronën e vendosur në rajonin Pays de la Loire.
Madje, ndërtesa e shekullit të 19-të tani është vlerësuar në 2,4 milionë euro, me Dick, 60, dhe Angel, 41, të cilët thuhet se marrin hiq më pak se 45 mijë euro për një dasmë.
Çifti – i cili shiti shtëpinë e tyre me dy dhoma gjumi në lindje të Londrës, pasi kërkoi katër vjet në kështjellën.
Prezantuesi televiziv Dick dhe autorja Angel tani kanë të punësuar dy persona për të treguar “perandorinë e tyre të lulëzuar të biznesit”, e cila përfshin jo vetëm dasma, por shtëpi të personalizuara, dhurata, orendi, kalendarë dhe jo vetëm.
Madje, ata kanë një ekip të veçantë ‘Chateau Products’ me qendër në Swindon, Wiltshire, për t’u marrë me të gjitha kërkesat e mallrave.
Dhe megjithë çmimet e “yndyrshme” Angel dhe Dick thonë se për kështjellën e tyre ka një interesim të madh, duke shtuar se ajo tani është prenotuar plotësisht deri në vitin 2022.
Dick ka vlerësuar se ata kanë shpenzuar rreth 330 mijë euro të tjera për rinovimin e kështjellës që prej zhvendosjes atje, katër vjet më parë.
E kishin blerë “për pak para” kështjellën e shkatërruar franceze, çifti tani po fitojnë milionat pasi që e shndërruan në një “sallon dasmash”
NGA KATEGORIA