Një person nga Skenderaj ka raportuar në staciononi e Policisë në këtë komunë se ka pranuar një letër anonime përmes së cilës kanoset që më datë të caktuar , t’ia dorëzoj personit të caktuar sipas udhëzimeve në letër 10.000 euro.
Ai ka treguar se nëse nuk e bënë një gjë të tillë do të ketë pasoja për veten dhe familjen e tij, shkruan Zëri.
Në raportin e PK-së thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime. /Zëri/