E keni parë paralajmërimin në FB? Ja çfarë duhet të bëni

E publikuar: 29/09/2015 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ditë pasi Facebook pati një problem teknik dhe ra për pak kohë në mbarë botën, mijëra përdorues kanë nisur të shpërndajnë një paralajmërim që u ka ardhur, se duhet të paguajnë 5.99 dollarë nëse duan që llogaria e tyre të mbetet private.

Një rreng i ngjashëm u shfaq edhe në fillim të këtij viti, me pretendimin se Facebook ka në pronësi të drejtat për fotot, videot dhe përmbajtjen tjetër.

Por mos u shqetësoni, nëse u vjen ky mesazh, thjesht injorojeni ose fshijeni.

Zëdhënësi i Facebook, Andreë Noyes ka pranuar se sipas politikës së rrjetit sociale, ata kanë të drejtën për të shpërndarë gjërat që poston një përdorues.

“Ne nuk i kemi ato në përmirësi, por na jepni leje për të përdorur dhe shpërndarë gjërat që ju postoni në rrjet”.