Dardan Krasniqi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nol Nushi, anëtar i Partisë Socialdemokrate debatuan në Frontal në T7 për punën e Qeverisë dy vjet nga fitorja e partisë së Albin Kurtit.
Nushi tha se LVV-ja e ka kapur pothuajse çdo institucion e ndërmarrje publike, ndërsa Krasniqi tha se kjo parti “është ndërtuar me familjarë”. Anëtari i P
“Lëvizja Vetëvendosje në themelet e saj është ndërtuar me familjarë. Noli e di që ne kështu e kemi kriju Vetëvendosjen”, tha Krasniqi.
Nushi tha se Krasniqi “ka zero peshë në LVV” dhe i tha atij se “je i parëndësishëm”
“Ku është kapja?”, e pyeti Krasniqi – Nushin, teksa po flisnin për punësimet partiake.
“Prej kur udhëhiqet sot PTK-ja? Kush është shefi i PTK-së, Telekomit?”, ia ktheu anëtari i PSD-së.
Më pas Krasniqi e akuzoi Nushin se dikur e kishte punësuar një aktiviste.
“E ke punësuar aktivisten që ke bashkëjetu me të”, i tha Krasniqi.
Nushi tha se debatin po e lëshojnë në personale dhe i tha Krasniqit se atij nuk i besojnë në LVV.
“S’të punësojnë ty se nuk të besojnë. Ti s’je i aftë as për me kapë ndërmarrje”, tha ai.