E ke provuar prezervatimin që të mban dy orë pa u prishur? (+18 FOTO)

E publikuar: 12/04/2015 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkencëtarët nga Universiteti Wollongong janë duke dizenjuar një prezervativ ekstra të qëndrueshëm dhe pretendojnë se me të ndiheni më mirë se pa të fare. Ai është bërë me hidroxhel, një lëndë e fortë dhe fleksibël që mund të krijojë ndjesinë e indeve njerëzore. Dizenjimi i ri do të ofrojë një sërë funksionesh të tjera si vet-lubrifikimi, përçimi i ilaçeve, madje edhe përçimi i elekricitetit duke ndryshuar kështu rrënjësisht kontraceptimin e meshkujve.

Ekipi australian i drejtuar nga Robert Gorkin fitoi një buxhet prej 100 mijë $ në vitin 2013 për të vazhduar kërkimet mbi krijimin e një prezervativi të gjeneratës së re. ‘Ideja jonë ishte që një material origjinal të mund të zëvendësojë lateksin dhe ky material ndalon transferimin e molekulave të vogla biologjike,’ tha Gorkin.

Hidroxheli ka ekzistuar prej dekadash, por është ‘njohur’ më tepër nga protezat e implanteve për sytë apo enëve të gjakut. Kërkuesit planifikojnë të bashkohen me Universitetin e Teknologjisë në Melburn për të analizuar përgjigjen e trupit ndaj këtij materiali. ‘Ne do të jemi në gjëndje të shohim aktivitetin e trurit për të parë nëse njerëzit ndihen më mirë se me lateksin apo jo,’ shtoi drejtuesi i ekipit.sex4737