
Shërbimi Korrektues i Kosovës, gjatë ditës së sotme ka parandaluar një rast të futjes së lëndëve narkotike të Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas SHKK-së, gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga një vizitor familjar për një të dënuar, stafi ka hasur në një sasi të dyshuar të lëndës narkotike, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit, substanca është tentuar të futej në mënyrë të kamufluar brenda rrobave dhe është zbuluar në një xhaketë gjatë procesit të kontrollit.
Menjëherë pas zbulimit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit.