Jam nga Gjilani, por jetoj në Gjermani. Ditë më parë erdha në pushim në Kosovë. Pas pak ditësh ia mësyva plazhit të Velipojës, sa për të pushuar aq edhe për t’u njohur me ndonjë femër për qëllime martesore…
Ndërkohë, u njoha me një vajzë nga Prishtina, me të cilën që nga nata e tretë e njohjes shkuam në shtrat dhe përfunduam me fejesë. E, a do të vijë dita e martesës një Zot e di, sepse që tash e shoh se më shumë asaj i intereson viza që të vije me mua në Gjermani, sesa jeta jonë bashkë, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, B. B., nga Gjilani.
Menjëherë pas njohjes shkëmbyem numrat e telefonit për të qenë në kontakt me njëri-tjetrin. Kah mbrëmja ajo më dërgoi një mesazh që të takoheshim përsëri të nesërmen. Në sms më tha: “Në ato momente, kur isha me ty, ndjehesha e qetë dhe e lumtur, por kisha shumë emocione që të flisja hapur dhe lirisht, prandaj po të dërgoj këtë sms”.
Unë iu përgjigja me sms se do të takoheshim përsëri të nesërmen e do të flisnim gjerë e gjatë e më hapur me njëri-tjetrin.
Puthja e saj më la pa fjalë
Të nesërmen kështu ndodhi: ajo më mori në telefon dhe e lamë vendtakimin po te i njëjti lokal ku kishim pirë së bashku. Kur arrita në lokal ajo veç ishte ulur në tavolinë në verandën e lokalit. E pyeta:
“Ke shumë kohë që më pret?”.
Ajo m’u përgjigj:
“Gjysmë ore kam që kam ardhur”.
Morëm pije, pastaj biseduam gjerë e gjatë për çdo fushë të jetës. Më tha se i pëlqente të bënim një xhiro buzë detit dhe vazhduam të flisnim për dëshirat e jetës. Në një moment, ajo m’u drejtua me pyetjen:
– Çfarë të pëlqen më shumë te një vajzë që preferon të bëhet gruaja jote?
Iu përgjigja se te një vajzë më pëlqen thjeshtësia, sinqeriteti dhe të jetë e edukuar. Ajo më pa në sy dhe më tha:
– Do ta dish realitetin e jetës sime? Të intereson?
Unë iu përgjigja:
– Po, dua të di realitetin tënd.
Ajo nisi t’më tregonte një histori dashurie që e kishte zhgënjyer dhe filloi të qante. Në atë moment i hodha dorën në qafë dhe vazhdova t’ia fshija lotët. Ajo m’u afrua e më dhuroi një puthje që më la pa fjalë. Puthja e saj më bëri që të ndjeja dashurinë që po hapte derën e zemrës sime.
Më pas vazhdova ta puthja pa pushuar derisa i thashë:
– Më lë pak kohë për të thënë “të dua”. Të mendohem para se ta them, se është e lehtë të thuash “të dua”, por është e vështirë ta mbash, se zhgënjimi të hidhëron siç e di dhe ti vetë…
Vij me ty në Gjermani
Kështu, bëmë një javë plazh bashkë me të dhe po i vinte fundi kohës së pushimit.
Më në fund, u kthyem në Kosovë. Shkova në shtëpinë e saj në Prishtinë. U gëzuan kur më panë të familjes së saj. Biseduam gjerë e gjatë dhe ramë në ujdi që të fejoheshim, në mënyrë që të filloja me procedurat e vizës.
Dhe, erdhi dita të kthehem në Gjermani. Në aeroport më përqafoi gjatë dhe më tha që sa më shpejt t’ia rregulloj dokumentet për vizë…
Por, nuk po e kuptoj se a po më do për vizë a e ka nga dashuria…B. B./Kosovarja/


















